Parlamenti gjerman, Bundestagu, sot vendosi të rrisë pagën minimale për orë në 12 euro nga tetori i këtij viti.

Marketing

Paga minimale për orë, e cila aktualisht është 9,82 euro bruto, fillimisht duhet të rritet në 10,45 euro në 1 korrik dhe në 12 euro në 1 tetor.

Ligjvënësit supozojnë se në Gjermani aktualisht rreth 6.2 milionë punonjës marrin një pagë për orë më pak se 12 euro. Rritja e radhës në tarifën minimale për orë mund të pasojë në fillim të vitit 2024.

Rritja e pagës minimale për orë ishte një nga premtimet qendrore zgjedhore të Partisë Social Demokrate (SPD) në pushtet në Gjermani.

“Pa Olaf Scholz, nuk do të kishte rritje të tarifës për orë”, tha të premten Ministri i Punës Hubertus Heil. Ai shtoi se rritja e pagës minimale do të sjellë “dukshëm më shumë në portofol” për ata që fitojnë më pak.

E majta mbështet, por…

Projektligji për pagën minimale u mbështet nga Koalicioni Social Demokrat-Gjelbër-Liberal dhe Partia e Majtë, ndërsa anëtarët e opozitës Unioni Kristian Demokratik CDU / CSU dhe partia populiste e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) abstenuan.

E majta mbështeti rritjen e minimumit, por theksoi se ajo nuk ndjek normën e inflacionit.

Rritja e pagës minimale është kritikuar nga Shoqata Gjermane e Punëdhënësve (BDA) dhe është mirëpritur nga përfaqësues të sindikatave. 

Marketing