Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique kanë së bashku dy fëmijë, por ata kanë marrë vendimin të ndahen pas tradhtisë së fundit të futbollistit.

Marketing

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë Pique dhe Shakira në një deklaratë të përbashkët.

“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin”, thanë ata.

Kjo vjen pasi mbrojtësi i Barcelonës, dyshohet se u kap në shtrat me një grua tjetër.

Pretendimet, se gruaja me të cilën ai dyshohet se kishte tradhtuar ishte nëna e shokut të skuadrës së Barcelonës, Gavi, janë të rreme.

Shakira komentoi më tej lajmet e tjera që e kishin rrethuar, pasi ajo ishte parë në një ambulancë së fundmi.

Ajo, sqaroi se asgjë serioze nuk kishte ndodhur. Në vend të kësaj, babai i saj kishte pësuar një rënie dhe ajo e shoqëroi atë në spital.

Marketing