Një ish-mësues në Gjermani që vrau, copëtoi dhe hëngri një 43-vjeçar të cilin e kishte takuar online, u dënua sot me burgim të përjetshëm.

Marketing

Për shkak të peshës së veprës, vendimi i gjykatës së Berlinit shoqërohet me një rekomandim që e bën thuajse të pamundur lirimin e tij me kusht. Kryetari i gjykatës Mathias Sertz tha se Stefan R., 42 vjeçar ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka quajtur “çnjerëzor”. Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk ka parë asgjë të tillë”, raporton protothema.gr, përcjellë albora.ch.

I akuzuari ka qëndruar i heshtur dhe i pashprehur gjatë leximit të aktgjykimit, ndërkohë ngjarja kishte ndodhur me 6 shtator 2020./albora.ch/

Marketing