Kantonet: Ticino, Basel-Stadt, Waadt, Wallis dhe Jura tashmë e kanë shkurtuar periudhën e karantinës në shtatë ditë.

Marketing

E nga 1 Janari, kushdo që ka pasur kontakt me ndonjë person të infektuar me coronavirus në kantonin e Gjenevës, duhet të hyjë në karantinë për shtatë ditë, në vend të dhjetë ditëve sic ka qenë deri me tani.

Këtë njoftim e ka dhënë të premten drejtoria e shëndetësisë në Gjenevë, transmeton albora.ch.

Kantoni i Gjenevës po ndjek kështu një rekomandim nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).

Shkurtimi i karantinës në shtatë ditë synon të zbusë efektet e masave të karantinës në shoqëri, shkruan BAG në propozimin e publikuar të premten.

Marketing