Një djalë 11-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas gjashtë orësh nën rrënoja, pasi bombardimet e rënda ruse gjatë natës në Mykolaiv në Ukrainën jugore shkatërruan një ndërtesë pesëkatëshe.

Marketing

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për shtatë persona të tjerë, ka bërë të ditur guvernatori Vitaliy Kim, i cili publikoi edhe foto të momentit kur zjarrfikësit lokalizojnë fëmijën.

Vetë kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Sienkevych, konfirmon se qyteti është “bombarduar rëndë”, duke shtuar se “forcat ruse kanë goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe” dhe se “grupet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje. Për momentin nuk ka asnjë informacion për viktimat.”/A2CNN

Marketing