Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Marketing

Oksana Baulina kishte raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndimor i Lviv për uebsajtin investigativ The Insider, tha media në një deklaratë.

Ajo vdiq ndërsa filmonte dëmtimin në lagjen Podil të qytetit, transmeton albora.ch.

Baulina ka punuar më parë për fondacionin kundër korrupsionit të figurës së opozitës ruse Alexei Navalny dhe ishte larguar nga Rusia.

Vitin e kaluar fondacioni u bë i paligjshëm dhe u cilësua si ekstremist nga autoritetet, duke detyruar shumë nga stafi i tij të iknin jashtë vendit./albora.ch/

Marketing