Tanimë do të kemi bebe laboratori! Kështu ka njoftuar studiuesi dhe shkencëtari Hashem Al-Ghaili, ku laboratori Ectolife e bën të mundur këtë gjë. Në Abc e Pasdites me Ermal Peçin në këtë diskutim morën pjesë Lindita Pano, Pranvera Xhafa dhe Alma Hasalami. Lindita Pano që në fillim pohoi se është e tmerrshme, duke i dhënë në rastet kur nuk ka mundësi një çift që të bëhen prindër me fëmijë biologjikë atëherë mund të adoptojnë një.

Marketing

“100 mijë euro do të jetë kostoja për një beb për t’i zgjedhur genet. Gjithë embrionet e tjera që nuk ia dalin jepen për eksperimente ose hidhen, pra nuk i dihet fati. Ka plot fëmijë që që mund të adoptohen. Nuk duhet të na shqetësoj paragjykimi. Çfarë duhet të na shqetësoj ne është dashuria dhe lumturia e familjes tonë.”

Sipas Pranverës ky është një klonim dhe nuk ka asnjë ndryshim, madje në këto bebe ne nuk e dimë nëse do ketë një shpirt apo jo sikurse Krijuesi ia jep. Po forma emocionale? Ishte pikëpyetja e madhe në këtë proces.

“Pa shpirt ti nuk plakesh, madje dhe nuk vdes. Është ajo që kam folur jo vetëm për programin e 2030, por të 2060. Ky mund të jetë cikli i fundit njerëzor që është në lidhje me Krijuesin. Nëse nuk arrijmë ta ruajmë edhe këtë herë shpirtin, ne mund ta humbasim atë. Nuk është se e bën politika, pas politikës është diçka tjetër më e madhe.”

Linda e cila ngre pyetjen se nëse mendonim që këta fëmijë që mund të krijohen artificialisht, por përmes geneve të prindërve do jenë pa shpirt.

Pranvera tha se “janë të paktën 5 mijë klone që janë prodhuar që nga viti 1939”.

Debate etik për klonimin bëri që ai të mos realizohej dhe lejohej.

“Njerëzit e duan me këmbëngulje një fëmijë. Madje dhe kur nuk janë të shëndetshëm. Ka nga ata me prapambetje mendore që duan të bëjnë fëmijë. Ne psikiatrit vihemi shumë shpesh përballë këtyre fenomeneve ku prindërit martojnë një me disa invaliditete me një tjetër me një invaliditet se kështu do e shtyjnë jetën më mirë.”

Sipas saj, gjithë procesi i dashurisë: “Historia e dashurisë së dy prindërve dhe kur është historia e mirë, fëmija jeton në ujërat e nënës, emocionet e nënës 9 muaj, krijohet në një moment që është sublime për prindërit”

“Dëgjon zemrës e nënës, zhurmën e barkut. Nuk është njësoj kur dëgjon një zhurmë artificiale. Kur Danieli lindi ishte një dele që imitonte zhurmën e barkut të nënës dhe i jepte një lloj komforti por nuk e zëvendëson dot zhurmën, emocionin. Gjëja e parë dhe e vetme që njeh bebi kur lind është nëna”, shtoi Linda. 

Marketing