Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, ishte për vizitë në Berlin, si pjesëmarrëse e panelit në konferencën ndërkombëtare “Metropolis 2022”, kushtuar migrimit.

Marketing

Ajo udhëtoi në kryeqytetin gjerman me ftesë të ministrit Federal të Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, z. Hubertus Heil.

Temë qendrore e “Metropolis 2022” ishte çështja e migrimit dhe politikat lidhur me natyrën dinamike të lëvizjes së popullsisë. Në kuadër të kësaj konference, zëvendësministrja Gashi ishte pjesëmarrëse në panelin e përbashkët me zyrtarë të Ministrisë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Gjermanisë, përfaqësues nga shtetet e Ekuadorit dhe Vietnamit, si dhe nga bota akademike.

Gjatë fjalës së saj në këtë panel, i cili shtjelloi temat se si të bëhet migrimi më i drejtë nëpërmjet partneriteteve, dhe si të identifikohen faktorët që i sfidojnë apo ndihmojnë partneritetet zhvillimore, zonja Gashi paraqiti sfidat dhe mundësitë nga perspektiva e Republikës së Kosovës.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në mënyrë aktive për të angazhuar diasporën në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, në kthimin e ekspertëve dhe promovimin e migrimit qarkor nga diaspora në Kosovë, nëpërmjet programeve të ndryshme. Ajo foli edhe për bashkëpunimin me nivelin lokal, me komunat, për të kanalizuar potencialin zhvillimor të diasporës, vazhdimin e dialogut fizik e virtual me diasporën, si dhe adresimin e nevojave të parashtruara nga bashkatdhetarët. 

Gjatë prezantimit në panel, zëvendësministrja Gashi theksoi se partneritetet zhvillimore që merren me migrim punëtorësh, shpesh janë të zhvilluara në mënyrë të njëanshme dhe adresojnë kryesisht nevojat e zhvilluesit të projektit. Migrimi, tha ajo, është e drejtë bazike, është zgjedhje individuale, e shtyrë nga faktorë të ndryshëm, porse sipas saj, është e nevojshme që të zhvillohen edhe projekte të partneriteteve zhvillimore në mënyrë më gjithëpërfshirëse, me synim që të përfitojnë të gjitha palët, dhe të zbutet “ikja e trurit” nga vendi i origjinës.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Marketing