Një shqiptar i cili shkoi në parukeri dhe i shiti drogë parukieres është arrestuar nga karabinierët.

Marketing

Ai u arrestua në Assisiate, Peguria dhe u dërgua në burgun perugian Capanne.

Sipas policisë, parukierja ka deklaruar se shqiptari ishte furnizuesi i saj i zakonshëm për rreth dy vjet, periudhë gjatë së cilës janë bërë rreth 100 shkëmbime.

Për parukieren u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie.”

Shqiptari, i mbrojtur nga avokati Gianni Dionigi, u përpoq të shfajësohej.

Sipas gjyqtarit hetues Valerio D’Andria “i dyshuari mohoi të ishte takuar me parukieren për shitjen e lëndëve narkotike dhe pretendoi se ishte caktuar në një takim me të për të prerë flokët”.

Marketing