Një jaht është mbytur këtë të martë në zonën e Zvërnecit, në Vlorë.

Marketing

Jahti me katër persona në bord, mes tyre një fëmijë, kur ka hyrë në gjirin e Zvërnecit për t’u afruar plazhit ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihnin zonën.

Ngjarja ka ndodhur në orën katër të mëngjesit ndërkohë që të katërt personat në jaht kanë dalë me not në breg pa asnjë dëmtim.

Jahti është i gjatë 11 meter. Në zonën e plazhit ku ndodhen katër italianët është policia kufitare dhe Guardia di Financa. 

Marketing