Fotografi i njohur David Guerrero, e bazon punën e tij në New York, dhe pjesë të saj ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilët përmes fotove të realizuara aty për aty, i kthen në “yje” të vërtetë.

Marketing

Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që realizon.

Së fundi, rastësisht, ai takoi një vajzë shqiptare që po kalonte në rrugë. Ai e ndaloi, dhe mësoi se ajo quhej Fjolla Arifi.

This image has an empty alt attribute; its file name is 313894314_792150052014242_8461405051870754901_n.png

 “Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”, u shpreh David.

Video ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij. Fjolla u bë rastësisht pjesë e fotosesionit të tij, por ajo duket se është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Në biografinë e saj të vendosur në Instagram, vajza tregon se krahas punës si modele, është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.
Marketing