Nëntë persona janë vrarë nga një sulm ajror nga forcat ruse në qytetin verilindor të Sumy gjatë mbrëmjes të së hënës.

Marketing

Shërbimet Shtetërore të Emergjencës njoftojnë se mes dy viktimave janë edhe 2 fëmijë, raporton CNN.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se sulmi ishte një sulm ajror kundër një ndërtese banimi. Një grua e plagosur është shpëtuar nga rrënojat.

Ndër të tjera, pushtimi rus ka shkatërruar edhe një muze që përmban vepra të piktores së njohur ukrainase Maria Prymachenko, arti i gjallë dhe imagjinativ i së cilës u admirua nga Pablo Picasso dhe Marc Chagall.

Tani, qyteti i Lviv, i quajtur shpesh  kryeqyteti kulturor i Ukrainës , është në garë për të mbrojtur koleksionin e tij të pasur të artit historik./albora.ch/

Marketing