Fondi i pasurisë së Norvegjisë prej 1.15 trilion dollarësh të premten postoi një humbje prej 449 miliardë korona (43 miliardë dollarë) në tremujorin e tretë të këtij viti.

Marketing

Kjo shënon edhe humbjen e tretë tremujore radhazi, që po ndodh si shkak i rritjes së normave të interesit, inflacioni i lartë dhe lufta në Ukrainë që po prek tregjet, shkruan Reuters.

Fondi kryesor i pasurisë sovrane në botë raportoi një kthim negativ nga investimi prej 4.4 për qind për periudhën korrik-shtator, i cili ishte 0.14 pikë përqindjeje më i fortë se kthimi në indeksin bazë të fondit.

Fondi për herë të fundit regjistroi tre muajt negativë gjatë krizës financiare globale 2008-2009.

Fondi kishte 68.3 për qind të vlerës së tij të investuar në aksione deri në fund të shtatorit, krahasuar me 68.5 për qind tre muaj më parë.

Të ardhurat fikse shënuan 28.5 për qind të vlerës, kundrejt 28.3 për qind në tre muaj më parë, ndërsa 3.1 për qind ishin në pasuri të paluajtshme të palistuara, kundrejt 3.0 për qind tre muaj më parë dhe 0.1 për qind në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme të palistuar, të pandryshuara nga më parë.

I themeluar në vitin 1996, fondi sovran i pasurisë investon të ardhurat e shtetit norvegjez nga prodhimi i naftës dhe gazit dhe mban aksione në më shumë se 9,300 kompani në mbarë botën, duke zotëruar 1.3 për qind të të gjitha aksioneve të listuara.

Marketing