Gjenerali Richard Barrons, ish-komandant i Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, ka folur në programin Today në BBC Radio, për rëndësinë e betejës në Mariupol.

Marketing

Ai thotë se sigurimi i qytetit është i rëndësishëm për Rusinë në mënyrë që të përfundojë një urë tokësore nga Rusia në Krime, dhe nëse Rusia e arrin këtë, ata e shohin si një sukses të madh strategjik, transmeton albora.ch.

Ai thotë se deri më tani ka pasur tre dështime kryesore në qasjen ushtarake ruse:

  • dështimi për të vlerësuar se si do të ishte situata në Ukrainë;
  • pastaj, dështimi për të rivendosur forcat më të rënda gjatë tre javëve të fundit – forcat e grumbulluara kanë qenë shumë të vogla për të pasur një efekt dhe ata u përpoqën të bënin shumë menjëherë;
  • dhe dështimi i vazhdueshëm për të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing