Fituesi i jackpot-it më të madh të lotarisë amerikane ka thënë se ndjehet “i tronditur dhe në ekstazë” pwr fitimin e lotarisw, teksa zyrtarët zbuluan identitetin e tij, duke përmbushur një ligj në shtetin e tij, Kaliforni.

Marketing

EdwinCastro bleu biletën që fitoi jackpot-in rekord prej 2.04 miliardë dollarësh në Powerball më 8 nëntor. Në vend që të zgjidhte të merrte çmimin e plotë përmes një pensioni mbi 29 vjet, ai zgjodhi një shumë të menjëhershme prej më shumë se 997.6 milionë dollarë – opsioni më shumë i zgjedhur nga fituesit.

Castro refuzoi një ftesë për t’u paraqitur në një konferencë shtypi të mbajtur të martën nga zyrtarë të lotarisë në Kaliforni. Por emrat e fituesve të lotarisë në Kaliforni duhet të bëhen publik me ligj, kështu që zyrtarët publikuan emrin e tij teksa lexonin një deklaratë në emër të tij.

Castro tha se ishte i lumtur që lotaria që fitoi gjeneroi një rekord prej 156 milionë dollarësh për shkollat publike në Kaliforni.

“Jam i tronditur dhe i entuziazmuar që kam fituar Powerball-in. Si dikush që ka marrë shpërblimet e arsimimit në sistemin arsimor publik të Kalifornisë, është kënaqësi të dëgjosh se si rezultat i fitores sime, sistemi shkollor përfiton gjithashtu shumë”, tha Castro në deklaratë.

Fitimet e tij i nënshtrohen taksave federale, të cilat zvogëlojnë pagesën me më shumë se një të tretën, por fati i tij që jeton në Kaliforni, pasi kjo është një nga tetë shtetet që nuk tatojnë fitimet e Powerball.

Castro bleu biletën e tij me fat nga Qendra e Shërbimit Joe në Altadena. Pronari i dyqanit, Joe Chahayed, fitoi një çmim bonus prej 1 milion dollarësh për shitjen e biletës fituese. Numrat e tij fitues ishin 10, 33, 41, 47 dhe 56 dhe Powerball ishte 10, raporton Guardian.

Më shumë se 45 shtete – së bashku me Uashington DC, Puerto Rico dhe Ishujt e Virgjër të SHBA – u ofrojnë njerëzve mundësinë për të luajtur Powerball. Lojtarët duhet të përputhen me të pesë topat e bardhë dhe një Powerball të kuq për të fituar jackpot-in. Shanset për ta bërë këtë janë një në 292 milonë.  Shanset për fitoren e Kastros ishin pothuajse të njëjta me hedhjen e një monedhe dhe uljen e saj në të njëjtën anë 28 herë radhazi, ka vlerësuar Associated Press. Ndërkohë, Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se të goditesh nga rrufeja është shumë më e mundshme sesa të përmbushësh shanset e Kastros.

Marketing