Finlanda ka filluar të ndërtojë një gardh 200 km në kufirin e saj me Rusinë për të rritur sigurinë. Roja Kufitare tha se struktura do të jetë 3 metra e lartë me tela me gjemba sipër.

Marketing

Vendi nordik ndan kufirin më të gjatë të Bashkimit Evropian me Rusinë, në 1,340 kilometra. Aktualisht, kufijtë e Finlandës janë të siguruar kryesisht nga gardhe të lehta prej druri.

Ky vendim vjen për shkak të rritjes së numrit të rusëve që kërkonin t’i shpëtonin rekrutimit për të luftuar në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë Finlanda iu afrua anëtarësimit në aleancën e NATO-s të martën, pasi Parlamenti filloi debatimin e një projekt-ligji për të përshpejtuar kërkesën, me një votim që pritet të mërkurën.

Puna në gardhin në pikën kufitare Imatra ka nisur të martën me pastrimin e pyjeve, ndërsa ndërtimi i rrugëve dhe vendosja e gardhit është planifikuar të fillojë në muajin mars.

Kamerat e shikimit të natës, dritat dhe altoparlantët do të instalohen në pjesë të caktuara të gardhit. Një projekt pilot 3 km në Imatra pritet të përfundojë deri në fund të qershorit, tha Roja Kufitare, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Marketing