Kanë filluar fluturimet pas pezullimit për shkak të një defekti në sistemin e kontrollit të fluturimit.

Marketing

Lajmi është konfirmuar nga FAA, sipas BBC.

Administrata Federale e Aviacionit tha se po vazhdon hetimet për shkakun e defektit.

Rreth orës 6.30 të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , 12.30 me orën tonë,  faqja në internet e monitorimit të fluturimeve “FlightAware” sinjalizonte 760 avionë me vonesë brenda vendit, në dalje apo në ardhje, si dhe 91 anulime.

Në orën 13.30 u regjistruan 7.076 fluturime me vonesë, nga të cilat 1.230 në hyrje apo në dalje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimet e anuluara në total janë 1.354, nga të cilat 99 hyrëse ose dalëse në SHBA.

Rreth orës 13.00, me orën tonë, FAA përditësoi në platformën sociale Twitter situatën duke sqaruar se po punohej ende për të riaktivizuar plotësisht sistemin e lajmërimit të fluturimeve ajrore. Por gjithashtu në mesazh shkruhej se ndërkohë që disa funksione po riktheheshin në linjë, operacionet e Sistemit Ajror Kombëtar mbeteshin ende të kufizuara.

Marketing