Modelja e njohur Arbenita Ismajli dhe reperi Feronit Shabani (i njohur ndryshe si Fero) janë rikthyer sërish të jenë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ata futen “live” në rrjetin social Tik Tok, herë të dy dhe herë edhe me miq të tjerë. Por, gjatë videove “live” nuk mungojnë as zënkat mes tyre.

Marketing

Ditën e djeshme, reperi u acarua me modelen e mesa duket nuk u përmbajt dot. Teksa ndodheshin në video-live së bashku me dy persona të tjerë, në dhomën ku ndodhej Arbenita, ka dalë në video pa dashje dhe mamaja e Feros.

Duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit dhe duke e parë të nervozuar, ajo ka shkuar më pas tek dhoma e tij për sqarim.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, ai nuk i ka dhënë fare shpjegim, por fillon dhe e godet. Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit, ku shkruhet se Fero e dhunon Arbenitën.

Marketing