Graana eci më shumë se dy orë për të dërguar djalin e saj 2-vjeçar në një spital në provincën Helmand në jug të Afganistanit.

Marketing

“Djali im nuk mund të ecte sepse ishte shumë i dobët”, tha ajo për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë. “Uria e kishte shpërfytyruar atë në atë masë sa filloi të dukej i frikshëm. Isha e pashpresë”, tha Graana, që është nënë e pesë fëmijëve.

Pasi u trajtua për disa javë në Spitalin Boost, që mbështetet nga Mjekët pa Kufij, organizatë me seli në Gjenevë, djali i Graanas është në gjendje stabile. Ai është në mesin e pak fëmijëve që kanë pasur fatin që të trajtohen.

Miliona fëmijë afganë po vuajnë nga kequshqyerja teksa uria po përhapet në mbarë Afganistanin, shtet që është goditur nga kriza e tmerrshme humanitare dhe ekonomike qëkur talibanët morën pushtetin në gushtin e vitit të kaluar.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se pothuajse 23 miliona persona – rreth 55 për qind e popullatës – po përballen me nivele të larta të urisë. Fëmijët po e mbajnë peshën më të madhe të krizës, me rreth 14 milionë fëmijë që janë në rrezik nga uria gjatë këtij dimri, tha OKB-ja./albora.ch/

Marketing