Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti i cili ishte i pranishëm në tribunën e Këshillit Federal, kur u mor vendimi, vuri në pah kontrbutin e tij lidhur me njohjen e patentë shoferëve shqiptarë nga Gjermania.
Njëkohësisht, ai falenderoi Gjermaninë për këtë dhuratë në prag të përvjetorit të shtetësisë së Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani”, tha ai.
Ambasadori Ajeti tregoi se para se të ndodhte procesi i votimit u takua me ministritin e transportit të landit Baden-Württemberg.
“Me Ministrin e Transportit të landit Baden-Württemberg, z. Winfried Hermann, i cili gjatë fjalës së tij në Bundesrat, bëri thirrje për votim të marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.
Ndërkohë, Winfried Herrmann pati këtë fjalë rasti.
“Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!” – tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat. Politikani i Gjelbër argumentoi, se shumë imigrantë nga Kosova punojnë në zanate që kanë nevojë për një patentë, si kopshtari, ndërtimtari, dhe ne nganjëherë ua vështirësojmë jetën më shumë se ç’duhet”, fjalë, të cilat ai ia drejtoi kryesisht ambasadorit të Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti. /albora.ch//