Një 90-vjeçar ka rënë viktimë e mashtrimit nëpërmjet telefonit, duke humbur 46 mijë euro.

Marketing

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Veria të Greqisë, ku një emigrant 36-vjeçar ka marrë në telefon të moshuarin dhe i ka thënë se e bija është lënduar rëndë dhe se duhet të operohet menjëherë, e për këtë duheshin 46 mijë euro.

Sipas policisë mashtrimi ka ndodhur në mesin e muajit prik, kur një person i panjohur duke pretenduar se është mjek ka telefonuar v90-vjeçarin, duke e bindur atë të dorëzojë paratë për gjoja “operacionin” e së bijës.

Pas telefonatës 36-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e të moshuarit, i ka marrë paratë dhe është zhdukur. Hetimi policor ka çuar në identifikimin e të dhënave të autorit.

Bëhet fjalë për një shtetas bullgar, ndaj të cilit është ngritur një padi.abcnews.al.

Marketing