Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, Elsa Lila u rikthye në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur shqiptare iu bashkua rrjetit social Instagram, ku kohët e fundit ka qenë mjaft aktive me postimet.

Marketing

Ajo paralajmëroi rikthimin e saj në muzikë, ndërsa së fundmi ka një falenderim për të gjithë mbështetësit e saj.

Në një video të postuar në profilin e saj në rrjetin social, Elsa Lila shkruan:

“Qan lulja për lulen”, live në një koncert timin në Romë! Faleminderit nga zemra ime plot dhimbje që më treguat mbeshtetje dhe dashurin!!! Kjo është një këngë tradicionale që më ka kënduar gjyshi kur kam qenë e vogel. Ju uroj të gjithëve një ditë të mrekullueshme, ashtu scic e meritojnë të gjithë nga kjo jetë! ”

Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe. Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës

Ajo debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

Në deklaratën për lirimin e Elsa Lilës, avokati Saimir Visha tha që ajo është lënë e lirë nga autoritetet Italiane dhe se gjitha akuzat ndaj saj janë pushuar. Ai shtoi se pafajësia e saj dihej por shumë persona kanë vjell vrer kundër saj duke sjellë këtë keqkuptim.

“Jam kthyer sot nga Italia. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”-përfundoi ai.

Elsa Lila ishte e pafajshme, por shqiptarët ishin të zënë duke përbaltur figurën e një artisteje të madhe që ka na ka bërë krenarë me arritjet e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali.  Ndryshe nga çdo popull tjetër që mbron me fanatizëm artistët e tij, shqiptarët nxituan të vjellin vrer mbi figurën e Elsës, pa ditur ende ngjarjen e plotë dhe pa folur ende drejtësia.

Marketing