Elia Zaharia është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku ndan herë pas here foto dhe video të ndryshme.

Marketing

Së fundmi, ajo ka publikuar imazhin më të ëmbël të ditës, ku shfaqet me të bijën, vogëlushen Geraldinë. Elia shihet e qeshur, teksa ka kapur prej dore të voglën e saj, e cila ka veshur një fustan të bardhë.

“Me diellin tim të vogël që ma shkrin zemrën”, ka shkruar ajo krahas fotos së bukur.

Kujtojmë që Elia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë në tetor të vitit 2020. Çifti e pagëzoi të bijën me emrin Geraldina, pasi në këtë mënyrë trashëgoi emrin e Mbretëreshës.

Marketing