Festivali muzikor “Sunny Hill” ka konfirmuar artistin e radhës i cili do të performojë përgjatë katër netëve të gushtit.

Marketing

Ai është Vertigeux nga Toronto me origjinë nga Kosova.

Vertigeux njihet për muzikën e tij elektronike, hip-hop, rock dhe muzikës kulturore eksperimentale.

“Sunny Hill” këtë vit do të majë edicionin e tretë. Festivali do të mbahet në Prishtinë, në Parkun e Germisë.

Deri më tani janë konfirmuar gjithsej 28 muzikantë, ndër ta më së shumti artistë shqiptarë të cilët do të argëtojnë të gjithë adhuruesit e “Sunny Hill”.

Nën ritmin e muzikës nga më të ndryshmet, fansat do të ken mundësinë ta shijojnë dhe të takojnë artistë të huaj e vendorë.

Në Prishtinë festivali do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Ndërsa në Tiranë do të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht.

Marketing