Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u shpreh se pajtohet me cilësimet e presidentit amerikan, Joe Biden se presidenti rus, Vladimir Putin është një kriminel lufte.

Marketing

Sipas tij, nëse synohen civilët qëllimshëm, ky padyshim se është një krim lufte dhe bazuar në situatën e krijuar për tri javë, është e vështirë të thuhet se rusët nuk po kryejnë krime, raporton CNN.

“Ata i shtuan bombardimet e tyre me qëllimin për të thyer vullnetin e popullit. Dje, Presidenti Biden tha se sipas mendimit të tij, krime lufte janë kryer në Ukrainë. Personalisht, jam dakord. Synimi i qëllimshëm i civilëve është një krim lufte. Në fund të fundit, shkatërrimi i tre javëve të fundit, e kam të vështirë të konkludoj se rusët po bëjnë ndryshe. Pasojat e luftës së Moskës po ndjehen në mbarë botën”, u shpreh ai.

Sekrtari Blinken vuri në pah se ekspertët amerikanë janë në procesin e dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë.

“Ne do të sigurohemi që gjetjet tona të ndihmojnë përpjekjet ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës dhe për t’i mbajtur përgjegjësit përgjegjës”, tha ai./albora.ch/

Marketing