Ministri kroat i Mbrojtjes Mario Banozhiq ka konfirmuar sot se mbetjet e një bombe ajrore të përdorur në avionët e prodhimit sovjetik u gjetën në mbetjet e një avioni që u rrëzua në zonën e Zagrebit të enjten.

Marketing

“U gjetën gjurmë eksplozivi dhe gjurmë që sugjeronin se ky nuk ishte një avion zbulues. Ne gjetëm pjesë të një bombe ajrore. Konkluduam se ishte gjithashtu e prodhimit sovjetik, si dhe sende të tjera dhe ishte marrë nga zona. Tani për tani. mund të themi se është një bombë ajrore e përdorur në avionë të prodhimit sovjetik”, tha Banozhiq, shkruan index.hr.

“Përveç vendndodhjes, kjo vë në pikëpyetje edhe anën e kujt është – ruse apo ukrainase. Ka elemente që mund të ketë ardhur nga të dyja palët. Kjo zonë tani është e sigurt, nuk ka mjete shpërthyese, por djemtë e ushtrisë. Policia dhe MPB-ja ende do të shohin nëse ka mbetur ndonjë gjë brenda. Aeroplani është nxjerrë jashtë”, thotë Banozhiq. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing