Marketing

Sipas një deklaratë të autoriteteve të Ukrainës, të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, shkruan BBC.

Shumica e viktimave janë raportuar në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.

Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.

Ndërkohë, janë shkatërruar të paktën 11 spitale. /albora.ch/

Marketing