Lucy Letby, e cila akuzohet se ka vrarë 7 foshnje dhe planifikoi të vriste dhe 10 të tjera teksa punonte si infermiere, doli para gjykatës në Manchester të Anglisë.

Marketing

Infermierja mohoi të gjitha akuzat, ndërsa u shfaq para gjykatës me lot në sy. Për herë të parë u publikuan edhe pamje nga brenda dhomës së saj, ku duken edhe dy valixhe dhe dy çanta. Aty hetuesit gjetën disa shënime të shkruara nga infermierja. Ata thanë se ato ishin deklarata dashurie që 33-vjeçarja i kishte bërë për një ish-kolegun e saj, i cili nuk është identifikuar për arsye ligjore. “Të kam dashur” dhe “Miku im më i mirë”, ishin dy nga shkrimet e gjetura në dhomën e saj.

Në një ditar të vitit 2016, Lucy Letby kishte lënë disa shënime të pretenduara për foshnjat që ajo dyshohet të ketë sulmuar. “Unë nuk meritoj të jetoj, i vrara me qëllim sepse nuk jam aq e mirë sa të kujdesem për to. Unë jam një person i tmerrshëm”, shkruhej në disa letra të tjera.

Ajo akuzohet për vrasjen e 7 foshnjave dhe tentativës për të vrarë dhjetë të tjerë midis qershorit të vitit 2015 dhe qershorit të një viti më pas. Gjyqi për këtë çështje vijon, ndërsa 33-vjeçarja është në burg që nga vitit 2018.

Marketing