Teksa Japonia ka parë formimin e ishujve të rinj dhe zhdukjen e qetë të një tjetri, gjeografët kanë thënë se statistikat zyrtare që tregojnë se ajo përbëhet nga rreth 6000 ishuj, janë shumë larg numrit të vërtetë, pasi që në sondazhin e parë të këtij lloji pas 35 vjetësh, Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor i Japonisë ka grumbulluar gjithsej 14,125 ishuj – 7,273 më shumë se sa mendohej më parë,

Marketing

Numri i ishujve është shtuar, pasi Japonia është një vend që i nënshtrohet rregullisht aktivitetit vullkanik dhe motit ekstrem

Organi qeveritar, i cili do të publikojë gjetjet e tij brenda javëve të ardhshme, tha se informacioni i ri nuk ka gjasa të ndryshojë madhësinë e territorit ose ujërave territoriale të Japonisë.

Autoriteti nisi studimin e ri pas kritikave se të dhënat e mëparshme ishin të vjetruara, që do të thotë se numri aktual i ishujve mund të jetë në mënyrë dramatike më i lartë.

Një deputet nga partia qeverisëse Liberal Demokratike bëri thirrje për një rinumërim, duke i thënë parlamentit në vitin 2021 se “një kuptim i saktë i numrit të ishujve ishte në interesin kombëtar”.

Në sondazhin e fundit, të lëshuar më 1987 nga roja bregdetare, hartat e letrës u përdorën për të numëruar ishujt – të përcaktuar si masa tokësore me një perimetër prej të paktën 100 metrash – duke rezultuar në shifrën e pranuar më parë prej 6,852.

Në studimin më të fundit, zyrtarët përdorën të njëjtin kriter përmasash, por numëruan ishujt duke përdorur harta të digjitalizuara dhe ndërthurën informacionin me fotografitë ajrore të kaluara dhe të dhëna të tjera për të përjashtuar tokën e rikuperuar artificialisht, raporton Guardian.Disa nga 47 prefekturat e Japonisë përfshijnë një numër të madh ishujsh. Prefektura veriore e Hokkaido – një nga katër ishujt kryesorë, së bashku me Honshu, Shikoku dhe Kyushu – ka 1,473 ishuj, sipas sondazhit të ri, ndërsa Nagasaki në jug-perëndim ka 1,479 ishuj.

Marketing