Dy të burgosura në një burg në Gjermani janë dënuar me një gjobë të rëndë për një sherr që filloi me një zënkë ushqimore.

Marketing

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi të mërkurën se shoqet e qelisë në një burg në Augsburg filluan të hidhnin pure patate mbi njëra-tjetrën pas një mosmarrëveshjeje. Më pas një grua e hodhi të gjithë pjatën në drejtim të tjetrës, e cila u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Situata u përshkallëzua në një përleshje në të cilën të dy të burgosurat u plagosën..

Një gjykatë në qytetin jugor të Augsburg dënoi njërën të pandehur me një gjobë prej 2,700 euro ndërsa tjetra mori një gjobë prej 1,800 euro. Nëse nuk e paguajnë, gratë mund të kalojnë respektivisht 180 ose 120 ditë të tjera prapa hekurave./albora.ch/

Marketing