Qëllohet me thikë shqiptari në Selanik. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar në një kafene në rrugën Dimitrou në qendër të Selanikut ku shqiptari 44-vjeçar ishte menaxher i biznesit.

Marketing

Sipas mediave vendase, dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin që funksionon si kafene, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare. Autorët janë zhdukur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë dhe më pas është larguar.

Dy të huajt e lanë viktimën të gjakosur në tokë dhe u larguan para se të mbërrinte policia. Sipas informacioneve, jashtë dyqanit në rrugën Dimitriou Gounari ka qenë edhe një bashkëpunëtor i tretë.

Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe një autoambulancë që e ka transportuar viktimën në spital. Siç u konstatua, njëri nga sulmuesit e kishte goditur me thikë në këmbë 44-vjeçarin.

Rasti po hetohet nga Departamenti i Sigurisë.

Marketing