Dy gazetarë nga Haiti u dogjën të gjallë nga një bandë në kryeqytetin e vendit të enjten, tha një burim nga Forcat e Sigurisë Haitiane për CNN.

Burimi tha se banda Ti Makak kreu vrasjet në lagjen Petion-Ville të Port-au-Prince. Motivi dhe detajet e sulmit mbeten të paqarta, tha burimi.

Një gazetar i tretë arriti të arratisej, shtoi burimi.

Media nga Haiti Radio Écoute FM konfirmoi se një nga gazetarët e saj, John Wesley Amady, u vra në sulm, ndërsa ai ishte në detyrë duke dokumentuar mungesën e sigurisë në zonë.

Radio Écoute FM ka pezulluar funksionimin deri në njoftimin e dytë “në shenjë solidariteti me familjen e viktimës”, thuhet në njoftim, shkruan CNN.

Sulmet vijnë në sfondin e dhunës ekstreme dhe përkeqësimit të kushteve të sigurisë në Port-au-Prince, me grupet rivale që luftojnë njëri-tjetrin ose policinë për kontrollin e rrugëve, duke zhvendosur dhjetëra mijëra njerëz në një nga vendet më të varfra në Amerikë.

Në korrik të vitit të kaluar, presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra gjatë një sulmi në rezidencën e tij private, duke lënë një vakum pushteti që thelloi trazirat nga dhuna, kriza në rritje humanitare e Haitit dhe pandemia COVID-19./albora.ch/