Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në koncertin e Dua Lipës në Toronto, Kanada.

Marketing

Disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku po performonte artistja me famë botërore duke plagosur disa të pranishëm.

Të paktën tre persona përfunduan në spital pasi pësuan lëndime të rënda.

Së fundmi, këngëtarja e njohur dhe stafi i saj kanë reaguar rreth ngjarjes së rëndë duke thënë janë të tronditur.

“Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë, dhe ekipi im e unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë.

Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident. Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme, dhe më vjen shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt”, ka shkruar Dua.

Marketing