Dua Lipa dukej në çdo centimetër të saj një yll magjepsës i popit teksa doli në skenë në “The AO Arena” në Londër, për të mbajtur koncertin e saj të radhës nga turneu “Future Nostalgia”.

Marketing

Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një kostum ngjyrë rozë neoni me një model lulesh dhe një dekolte të theksuar, për të performuar, shkruan DailyMail.

Dua gjithashtu veshi një palë doreza me material të ngjashëm dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj me një palë çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë.

Ylli kishte vënë pak makijazh, duke nxjerrë kështu në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës dhe ecte me vetëbesim nëpër skenë ndërsa argëtonte turmën.

Ajo publikoi disa imazhe në InstaStory para shfaqjes, ku shihej duke pozuar me veshjen e saj në prapaskenë./albora.ch/

Marketing