Është përfolur prej kohësh se dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë raport të mirë mes tyre. Asnjëherë nuk është sqaruar pubnlikisht kjo gjë nga palët, dhe ato kurrë nuk janë parë bashkë.

Marketing

Së fundi megjithatë, duket se në një farë mënyrë i ka bashkuar në Brazil festivali “Rock In Rio 2022”, ku janë ftur të dyja të përformojnë.

Dua është prej disa ditësh në këtë vend teksa ka rinisur turin e saj “Future Nostalgia” pas pushimeve.

Ndërsa Rita u nis menjëherë drejt Rios pas koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej”.

E pyetur për mundësinë e një dueti me artistet e tjera shqiptare, përfshirë dhe Dua Lipën, ajo tha se do të jetë gati kur të vijë koha.
“Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë. Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera.
Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni”, u shpreh Rita.
Marketing