Dua Lipa ka bërë publike lidhjen saj, e cila për herë të parë ka ndarë me ndjekësit një fotografi me të dashurin e saj të ri.

Marketing

Interpretuesja e hitit “New Wules” publikoi për fansat e saj në InstaStory një fotografi të saj dhe Romain Gavras.

Në fotografi duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez.

Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Edhe pse këngëtarja e hitit “Levitating” nuk ka folur e as ka shkruar asgjë lidhur për këtë çështje, emoji i kuq i zemrës me polaroid konfirmon atë që shumëkush dyshoi, Dua Lipa ka gjetur sërish dashurinë, këtë herë në botën e kinemasë me regjisorin Romain Gavras.

Marketing