Aktori dhe këngëtari Donald Veshaj, ka qenë një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP.

Marketing

Ai ka paralajmëruar këto ditë se do të publikojë këngën e tij më të re, e cila duket se do të jetë një baladë dashurie.

Ajo çfarë bie në sy është që në këngë theksohet fraza: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”.

Kjo frazë është njëjta që Donaldi ia kishte thënë këngëtares Semi Japuaj, gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP.

Donaldi gjatë qëndrimit në BBV kishte krijuar një lidhje me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtaren Beatrix Ramosaj – lidhje e cila qe jetëshkurtër dhe mbaroi menjëherë me daljen e Donaldit nga shtëpia, pas finales së madhe. /albora.ch/

Marketing