Ishte viti 2018, kur Doruntina Shala e njohur tashmë nga të gjithë si Tayna debutoi në tregun muzikor shqiptar.

Marketing

Reperja hyri në industrinë tonë muzikore asokohe duke bashkëpunuar me Don Phenom. Dyshja sollën këngën “Columbiana” e cila pati një impakt të madh tek publiku, duke u kthyer në një hit shumë shpejt.

Sot pas katër vitesh kënga numëron 71 milion klikime në platformën Youtube. Sigurisht pas çdo suksesi të madh, ka edhe thashetheme që e shoqërojnë.

U përfol gjatë në rrjet për një sherr midis Don Phenom emri i vërtetë i të cilit është Marin Sterkaj, me Taynën. Deri më tani reperët kishin zgjedhur të heshtnin rreth kësaj çështje.

Së fundmi në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit” reperi shkodran theu heshtjen, duke folur për herë të parë rreth sherrit të supozuar në rrjetet sociale. Dhe jo, nuk ka një prishje të marrëdhënieve mes bashkëpunëtorëve. Ndër të tjera Don Phenom u shpreh se e ka shoqe dhe gëzon një respekt të madh për Doruntina Shalën (Tayna).

“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe,”-përfundoi reperi

Marketing