Ditët e fundit këngëtari i njohur Ardian Bujupi u përfol se do ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip”. Dyshimet nisën pas një postimi që ai ka bërë në “Instastory” duke treguar në foto tatuazhin e tij, pikërisht shqiponjën dhe shkruante “Big Brother” dhe fansat aq deshën.

Marketing

Por së fundmi Ardiani ka bërë një postim në Instagramin e tij që na bën të dyshojmë se ka lidhje me këto thashetheme. “Fake” shkruan këngëtari duke na lënë të mendojmë që pjesëmarrja e tij në emisioni e njohur nuk është aspak e vërtetë.

Nga ana tjetër, Ardiani është komentuar shumë gjatë për raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’ Jasmin Kadriun dhe modeles tjetër Sabrine Khan. Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Marketing