Lidhja e vetëm me Shkodrën për familjen Shahini janë varret.  Jetojnë prej vitesh në Itali dhe kthehen në Shkodër ditët e para të nëntorit, për ditët e të vdekurve apo siç e thonë në dialekt ditët e të shuemve.

Marketing

“Vijmë për familjarët që janë në këto varreza të bekuara. Është një kujtim i prindërve që na kanë lënë dashurinë dhe përkushtimin.”

Sokol Shahini teksa i afrohet varreve të prindërve nuk i mban dot lotët.

“Erdhëm t’ju vëmë një tufë lule.”

Lidhja shpirtëtore është e fortë.

“Vijmë njëherë në vit këtu për të shuemeve, por dhe andej në Itali i kujtojmë. Nuk harrohen asnjëherë se janë shenjtët e shtëpivë. Jetojmë me kujtimet e tyre dhe andej, është e vështirë për ne kur vijmë këtu, vijmë e ikim me emocione shumë të mëdha.”

Varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër këto ditë kthehen në vend pelegrinazhi për gjithë besimtarët.

Përgjatë gjithë ditë deri në mbrëmje vonë besimtarët me qirinj dhe lule në duar përkujtojnë dhe luten për shenjtorët dhe të afërmit e tyre që prehen këtu.

Marketing