Ndërtesa më e lartë e Dubait Burj Khalifa është ndriçuar e tëra nga imazhi i Georgina-s. “Gëzuar ditëlindjen Gio”, ishte mbishkrimi që u shfaq aty. “Shumë urime dashuria ime!”, ka shkruar Ronaldo përkrah videos, e cila numëron miliona shikime.

Marketing

Ndërkohë, partnerja e Ronaldos përcjelli emocione të forta në deklaratën e saj duke mos reshtur së falënderuari Ronaldon për këtë gjest.

 Ja si mbaron kjo ditë emocionuese. Nuk kam fjalë! Faleminderit, faleminderit dhe faleminderit! S’mund të më bëje më të lumtur çdo ditë”.

Për ditëlindjen e 28 të Georgina Rodriguez, çifti në këtë destinacion luksoz të Dubait ishte së bashku me fëmijët e tyre.

Po ashtu, Georgina publikoi në Netflix edhe dokumentarin me seri të jetës së saj , “Soy Georgina”. /albora.ch/

Marketing