I jazhtzakonshëm dhe madheshtor ka qenë veprimi shqiptarit nga Kosova Adnan Dibrani i cili shpetoi nga mbytja një foshnje në Lumin Moraca në Podgoricë.

Marketing

Heronjtë jetojnë vërtetë dhe tashmë Adnani është njeri prej tyre. Shqiptari që na bëri krenar të gjithëve dhe na tregoi se humanizmi shpeton jetë.

Adnani i cili është edhe Deputet në parlamentin e Suedisë, nuk e kishte menduar aspak se do gjindej në një situatë të tillë dhe në një moment ai ka rrezikuar edhe jetën e tij, duke u shpallur tashmë hero në Malin e Zi, dhe jo vetëm pasi e gjithë Shqiptaria e duartrokiti heriozmin e tij.

Në një bisedë ekskluzive për Albora.ch ai ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja dhe se nuk ngurroi aspak të shpëtoi nga mbytja një foshnjë.

Adnan Dibrani deri shpetoi foshnjën

Ai ka treguar momentet dramatike kur nxori nga uji i lumit Moraça foshnjën dhe se nuk e dinte nese jetonte apo jo.

“Po e mbante sipër uji. Nuk e di çfarë kam bërë, nuk e di si, por fëmija ka shpëtuar, kur doli uji nga organet atëherë hapi sytë. Shkova shpejt për tek ambulanca, për ne na u duk koha e një jete, janë minuta, kur e kam parë atë gruan, një minutë kemi parë çfarë po bëhej, ka bebe apo kukull. Kur ka nisur të jepte zë, doja vetëm t’i jepja oksigjen, në atë moment nuk kam menduar asgjë. Kam folur me qeverinë në Mal të Zi, me kreun e parlamentit, ende nuk kam komunikuar me prindërit, më kanë treguar se si është puna. Është djalë, ka dy muaj, deri tani po shpresojnë që mos të ketë marrë lëndime”, tha Dibrani për Albora.ch.

Shqiptari shpallet hero i ditës në Malin e Zi, shpëtoi foshnjën nga lumi në Podgoricë, ishin vetëm disa nga titujt e ditë se hënë të datës 20 mars, ai është kthyer në heroin e ditës në Malin e Zi duke zënë faqet e para të mediave vendase por edhe duke e cilesuar atë si hero pasi veprime të tilla bëjnë vetëm heronjtë.

Ai ka treguar se si kishte menduar në fillim se mos ishte një kukull që rrinte mbi ujë duke mos ditur më shumë ngjarjen.

I mituri ishte me gjyshen e tij, e cila për fat të keq ishte mbytur, por Adnan Dibrani ja doli të nxjerrë nga uji nipin.

“Gjyshja tashmë ishte mbytur aty dhe shikova njerëz që ishin mbledhur dhe në një moment ka rrezikuar duke mos menduar për asgjë”.

Deputeti shqiptar në Suedi shpallet hero, shpëtoi foshnjën që po mbytej në  lumë: Doja vetëm t'i jepja oksigjen - Gazeta Dita

Deputeti tha se po kalonte rastësisht në atë rrugë kur kishte parë foshnjën mbi ujë dhe pa u menduar nëse është kukull apo bebe nxitoi ta ndihmonte.

Deputeti ishte në Podgoricë si pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ditën e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

Ai tashmë është kthyer në Suedi dhe tregon se ka marë mija mesazhe lavdate nga shumë njerëz, shkruan Albora.ch.

“Tash, kur u ktheva këtu e pash se sa e madhe ishte bërë dhe më kishin shkruar shumë njerëz dhe kisha marrë përgëzime nga më të ndryshmet. Po ashtu kisha edhe disa intervista për të treguar për ngjarjen.

Deputeti shqiptar në parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani është shpallur hero në Malin e Zi, pasi shpëtoi nga mbytja një foshnjë dhe kjo më meritë të plotë kështu duke treguar shpirtin e tij fisnik prej një njeriu human.

Adnani ka marrë përgëzime nga Qeveria e Malit të Zi, kryetarja e Parlamentit dhe ministra të tjerë që kishin lexuar për ngjarjen.

Adnan Dibrani që është nga Mitrovica dhe ka migruar në Suedi në vitin 1992. Ai është deputet i Parlamentit të Suedisë nga radhët e Socialdemokratëve.

Adnani vjen nga qyteti i Mitrovicës, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Albora.ch, A.Jahaj

Marketing