Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica qëndroi për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

Marketing

Deputeti Reçica në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK-së në Gjenevë diskutoi për vizioninin e ri të këtij subjekti politik për diasporën dhe programin për të ardhmen e Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës po gjenë përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë. PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, shkroi ai në facebook. /albora.ch/

Marketing