Sabina Nessa, është mësuesja angleze e cila u vra nga shqiptari Koci Selamaj.

Ky i fundit është përballur me trupën gjykuese ku është dënuar lidhur me vrasjen e mësueses, Sabina.

Duke folur jashtë gjykatës, motra e Sabinës, Jebina Islami, e prekur nga kjo situatë ka shpërthyer në lot duke thënë se vrasja dhe pranimi i fajsisë nga ana e autorit ishte tepër e vështirë për të dhe familjen.

Shqiptari kishte goditur mësuesen 34 herë me një armë metalike prej 2 metrash. Trupi i Sabinës u gjet nga një kalimtar dhe sipas këtij të fundit, trupi i pajetë i saj ishte i mbuluar me gjethe pranë qendrës së komunitetit OpenSpace, vetëm 200 metra larg shtëpisë së saj.

Selamaj, 36 vjeç, u shfaq në Old Bailey ku u deklarua fajtor për vrasjen e Sabinës. Selamaj u arrestua në Eastbourne në një banesë përdhese disa ditë pas vrasjes brutale./albora.ch/

Marketing
Marketing