Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur të largoj përkohësisht nga transmetimi të gjitha kanalet me origjinë nga Federata Ruse.

Marketing

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të KPM-së në rrjetin social Facebook.

“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të Urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias./albora.ch/

Marketing