Një 52 vjeçar shqiptar është dënuar me një vit burg nga një gjykatë në Belgjikë, pasi është shpallur fajtor për pjesëmarrjen në trafikimin e qenieve njerëzore.

Marketing

Shtetasi Genci H. u arrestua fillimisht në 25 gusht të vitit 2018 në portin e Colijnsplaat në Holandë, pasi u gjet në një varkë me vela, në bordin e së cilës ishin tetë shqiptarë që prisnin të kalonin drejt Britanisë së Madhe.

Varka u mor me qira nga një bashkëpunëtor i shqiptarit, por ky i fundit i shpëtoi dënimit për shkak se sipas gjykatës nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij.

Marketing