Të enjten është mbajtur mbledhja e mbyllur e Këshillin e Bashkimit Evropian. Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Kosovën, shkruan Albora.ch.

Marketing

Është raportuar nga mediat vendore se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Për këtë kanë pasur reagime të shumta, duke përfshirë këtu edhe mediat ndërkombëtare.

Media e njohur De Groene Amsterdammer ka shkruar se Kosova është lodhur duke pritur që të udhëtojë pa viza.

Pjesë nga shkrimi i De Groene Amsterdammer:

Kosova është lodhur duke pritur udhëtimin pa viza

Kosovarët kanë vite që presin udhëtimin pa viza në Bashkimin Evropian. Vendi më me mendje evropiane në Ballkanin Perëndimor i plotëson kërkesat që nga viti 2018, por pa rezultat. Mungesa e qartësisë po shkakton gjithnjë e më shumë zhgënjim tek banorët e vendit më të ri të Evropës.

Marketing