Kryeministri Edi Rama njihet për batutat dhe shakatë që bën me homologët e tij.

Marketing

I tillë është veprimi i fundit në Berlin, ku Rama ka surprizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dy liderët shkuan në Berlin, në kuadër të kongresit të partive progresiste europiane.

Në videon e postuar nga kryeministri në Tik Tok, duket momenti kur Rama shkon nga pas homologut të tij për ti mbyllur sytë.

Rama e pyet: Gjeje kush jam unë?

 Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit  se kush ndodhej pas tij.

E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna.

Dy liderët u përqafuan me njëri-tjetrin, me Kurtin që i prezantoi Ramës  një person (i cili nuk duket në video) me të cilin  njihej prej periudhës .

“Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti Ramës.

@ediramatiktok

“Gjeje kush jam”?

♬ original sound – EdiRamaTikTok
Marketing