Danimarka, një vend me 5.8 milionë banorë, ka tejkaluar shifrën prej 1 milion qytetarësh të infektuar me variantin e ri të COVID-19, Omicron – ky i fundit ka përshpejtuar përhapjen e virusit në nivel global, shkruan blomberg.

Marketing

Lajmi u publikua, pasi u regjistruan plot 24 mijë e 343 raste vetëm të martën e 11 janarit, thanë autoritetet shëndetësore.

Statistikat e publikuara me rastet e personave të infektuar me COVID-19 në Danimarkë.

Zhvillimi mbulon një përshpejtim në javët e fundit. Kësisoj, në 23 muajt e parë të pandemisë dyvjeçare, Danimarka regjistroi 500 mijë raste ndërsa 500 mijë të tjera kanë ardhur në muajin e kaluar.

Pavarësisht rritjes së fundit, Danimarka ka filluar ngadalë një rikthim në normalitet dhe qeveria pritet të propozojë rihapjen e institucioneve të kulturës, duke përfshirë kinematë dhe teatrot.

Ndërtesa “Palads” posedon kinema që nga viti 1918.

Hapja e tyre dhe e disa sektorëve të gastronomisë pritet të nis që nga java e ardhshme. /albora.ch/

Marketing