Autoritetet në Danimarkë kanë hapur për publikun një bunker bërthamor i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë dhe që ishte mbajtur sekret për më shumë se 50 vite.

Marketing

Sipas Zërit të Amerikës, bunkeri sekret, “Regan Vest” i cili tashmë është kthyer në një muze, ndodhet 60 m poshtë një kodre dhe do të shërbente për strehuar mbretëreshën dhe liderët e qeverisë në rastin e një konflikti bërthamor.

Streha e blinduar fshihet në një pyll të dendur, 30 kilometra në jug të qytetit Aalborg.

Në fund të një korridori prej 300 metrash të gjatë poshtë sipërfaqes shkëmbore ndodhet një kompleks me dhoma fjetjeje, klinikë, qendër operacionale dhe sallë takimesh.

Danimarka, vend anëtar i NATO-s e përfundoi ndërtimin e bunkerit në vitin 1968. Por banorët e zonës nuk ishin në dijeni të ekzistencës së bunkerit deri në vitin 2012, kur u bë deklasifikimi.

Marketing